Katër të vdekur nga shpërthimi i gazit në një kantier ndërtimi në Rumani - NACIONALE

Katër të vdekur nga shpërthimi i gazit në një kantier ndërtimi në Rumani

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër persona vdiqën dhe pesë të tjerë u lënduan nga shpërthimi i gazit në një kantier ndërtimi në Rumani në orët e hershme të së hënës, thanë autoritetet e emergjencave.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 1 pas mesnatës afër qytezës Calimanesti, thuhet në një deklaratë të Zyrës së Emergjencave, raporton agjencia “Associated Press”.

Sipas një zëdhënësi, Florin Olaru, shpërthimi u shkaktua nga çarja e një gypi për transportimin e gazit dhe paraqitja e xixave mekanike gjatë punimeve në ndërtim.

Mediat lokale thanë se punëtorët e kishin goditur gazsjellësin me një mjet gërmues, duke e shkaktuar shpërthimin.

Autoritetet e rrethuan zonën rreth 500 metra larg vendit të shpërthimit, përderisa zjarrfikësit po punonin për ta vënë zjarrin nën kontroll, thuhet më tej në deklaratë.

Katër persona u gjetën të vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa pesë të tjerë, që kishin pësuar djegie, u dërguan në spital në qytezën Adjud.

Lajme të ngjashme