Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit amerikan në Norvegji - NACIONALE

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit amerikan në Norvegji

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Të katër personat që ndodheshin në një helikopter ushtarak amerikan kanë vdekur nga rrëzimi i këtij mjeti në pjesën veriore të Norvegjisë gjatë një ushtrimi të NATO-s, tha të shtunën policia norvegjeze.

“Për aq sa është e vetëdijshme policia, të katërtit janë kombësi amerikane”, tha policia. Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere, shprehu ngushëllime për vdekjen e katër amerikanëve.

Helikopteri i tipit “MV-22B Osprey”, që u përkiste forcave detare amerikane, ishte duke marrë pjesë në një ushtrim të quajtur “Reagimi i Ftohtë”, raporton agjencia "Reuters".

Lajme të ngjashme