Katër liderët evropianë arrijnë në Kiev
Liderët e katër vendeve evropiane kanë arritur sot në Kiev, në shenjë të mbështetjes së përbashkët për Ukrainën.
Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar pasi arritën së bashku në stacionin hekurudhor të Kievi takuan presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ata vendosën së bashku lule në një memorial të improvizuar për ushtarët e rënë ukrainas, në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, gjatë një ceremonie që shënoi 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, raporton REL.
Këta liderë evropianë dhe presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po kërkojnë nga Rusia ta pranojë një armëpushim 30-ditor për të hapur rrugën për bisedime për paqe, me qëllim që t’i jepet fund luftës.