Katër emigrantë vdiqën, dhjetëra të tjerë u shpëtuan afër Greqisë - NACIONALE

Katër emigrantë vdiqën, dhjetëra të tjerë u shpëtuan afër Greqisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Greqia i tërhoqi trupat e katër emigrantëve të vdekur dhe shpëtoi 27 të tjerë, pasi barka e tyre u përmbyt afër ishullit Kos, në juglindje të Detit Egje, tha roja bregdetare greke të martën vonë.

Tri anije të rojës bregdetare dhe një barkë komerciale ishin në kërkim të më shumë personave në atë zonë, thuhet më tej në njoftim, raporton agjencia “Reuters”.

Në një incident tjetër të mërkurën herët, një anije mallrash shpëtoi 96 emigrantë, pasi barka e tyre u fundos afër ishullit Gavdos, që ndodhet afër ishullit Kretë në Detin Mesdhe, tha roja bregdetare.

Sipas rojës bregdetare, njëra nga anijet e saj, katër anije të tjera dhe një helikopter ishin duke kërkuar për njerëz të zhdukur në mot me erë të konsiderueshme.

Greqia ishte në vijë të frontit gjatë krizës me emigrantë më 2015 e 2016, kur më shumë se një milion njerëz, kryesisht refugjatë sirianë, kishin kaluar nga Turqia në Greqi përmes detit, kryesisht me gomone me ajër.

Numri i të ardhurve ra para se të shënonte rritje përsëri vitin e kaluar, pasi shumë emigrantë e provuan rrugën e re jugore përmes ishullit Gavdos.

Lajme të ngjashme