Katër anëtarë të një familjeje gjenden të vdekur në Lihtenshtajn - NACIONALE

Katër anëtarë të një familjeje gjenden të vdekur në Lihtenshtajn

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Dy burra dhe dy gran ga Lihtenshtajni që u gjetën të vdekur këtë javë i përkisnin familjes së njëjtë, tha policia e vendit të vogël evropian të enjten, përderisa po e heton rastin e pazakontë.

Policia locale tha se trupi i një burri 41-vjeçar u gjet të mërkurën në anën zvicerane të bregut të lumit Rhine afër Vaduzit, kryeqytet i Lihtenshtajnit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ai doli të ishte punonjës i lartë i komunës Triesen, në jug të Vaduzit, që ishte pezulluar nga puna disa ditë më parë për shkak të parregullsive në llogari, tha policia.

Policia më vonë i gjeti trupat e një burri 73-vjeçar dhe dy grave të moshës 68 e 45-vjeçare, në një banesë në Vaduz.

Sipas policisë, bëhej fjalë për prindërit dhe motrën e punëtorit të komunës.

Autoritetet janë duke e zhvilluar autopsinë e trupave për të zbuluar se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e këtyre katër personave.

Lajme të ngjashme