Jordania, Iraku dhe Libani rihapin hapësirën ajrore - NACIONALE

Jordania, Iraku dhe Libani rihapin hapësirën ajrore

1 javë më parë

nga NACIONALE

Jordania, Iraku dhe Libani rihapën hapësirën e tyre ajrore të dielën, pasi e mbyllën atë të shtunën vonë, kur Irani nisi sulme me dronë dhe raketa kundër Izraelit.

Televizioni shtetëror i Jordanisë, duke cituar autoritetet e aviacionit, tha se vendi ka rifilluar operacionet e trafikut ajror.

Autoriteti i aviacionit në Irak tha se rreziqet e sigurisë tani janë kapërcyer, ndërsa autoritetet në Liban thanë se aeroporti i këtij vendi do t’i rifillojë aktivitetet pas mbylljes brenda natës.

Edhe Izraeli tha më herët se ka rihapur hapësirën e tij ajrore. /REL

Lajme të ngjashme