Johnsoni e kishte quajtur Macronin sahanlëpirës të Putinit, vizitën në Moskë neveritëse - NACIONALE

Johnsoni e kishte quajtur Macronin sahanlëpirës të Putinit, vizitën në Moskë neveritëse

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka përshkruar presidentin francez, Emmanuel Macron, si sahanlëpirës të Putinit dhe vizitën e tij në Moskë vetëm disa ditë para se Rusia ta fillonte pushtimin e Ukrainës si neveritëse.

Këto hollësi i tha Guto Harri, ish-ndihmës në qeverinë britanike, në një incizim për kohën e tij në detyrë si shef i komunikimit i Johnsonit, raporton gazeta “The Guardian”.

“Kishte tensione më herët, kur njerëzit si Emmanuel Macroni shkuan në Moskë për të folur me Putinin. Mendoj se Borisi e përshkroi këtë privatisht si neveritëse. Ndërkohë mendoj se Macroni ishte duke e ndier tensionin nga Borisi që dukej se po e bënte vrapin për ta ndihmuar Ukrainën ushtarakisht”- tha Harri.

"Prandaj, kur shtypi britanik po i jepte kohë të vështirë qeverisë britanike për reagimin tonë ndaj krizës së refugjatëve, Macroni i fryu kësaj, duke e kritikuar Borisin goxha drejtpërdrejt dhe fjalët e tij ishin në mbarë ballinën e gazetës “The Guardian” një të premte, mendoj”- shtoi ai.

“Edhe pse Borisi nuk është i prirur që të zemërohet vërtet, as që të përdorë gjuhë veçanërisht të fuqishme, ky rasti ishte ku ai vërtet ndryshoi dhe në takimin tonë të mëngjesit, mendoj me një grup të vogël prej nesh, ai thjesht u lëshua në një sulm të dhunshëm ndaj Emmanuel Macronit”- tha ish-ndihmësi qeveritar.

“Në thelb, duke thënë “Ai është një fjalë me katër shkronja që fillon me C, është i çuditshëm, ai është sahanlëpirës i Putinit. Ne duhet ta ngremë këmbën për këtë – shprehje në ragbi që e ka kuptimin “t’i heqim dorezat” – shtoi Harri.

“Dhe jam i kënaqur që të them se javë më vonë, natyrisht, ata e kishin tejkaluar këtë. Kaluan vërtet mirë. Ata, në të vërtetë, shkuan për të pirë nga një uiski së bashku në samitin e Grupit G7”- tha ish-ndihmësi.

Lajme të ngjashme