Joe Biden mirëpret urdhër-arrestin e Gjykatës së Hagës ndaj Putinit - NACIONALE

Joe Biden mirëpret urdhër-arrestin e Gjykatës së Hagës ndaj Putinit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka mbështetur vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për lëshimin e urdhër-arrestit ndaj Vladimir Putin, duke thënë se vendimi “ishte i justifikuar”.

Përveç nga Biden, vendimi është përshëndetur edhe nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, duke thënë se ai tregonte se "askush nuk është mbi ligjin".

Kujtojmë se mijëra fëmijë ukrainas janë dëbuar me forcë në Rusi, ku shumë prej tyre janë birësuar nga familjet ruse - akuza që rëndon mbi Putinin.

The Guardian shkruan se ky është vetëm një nga shumë krimet – duke përfshirë torturën dhe shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve – për të cilin Ukraina dëshiron që ushtarët dhe politikanët rusë të mbahen përgjegjës.

Urdhër-arresti ndaj Putinit është mirëpritur edhe nga presidenti ukrainas, Volodmyr Zelensky, i cili e ka cilësuar “vendim historik, nga i cili do të fillojë përgjegjësia historike".

Megjithatë, dihet se urdhëri nuk ka gjasa të çojë në një gjykim, pasi Putini nuk mund të gjykohet në mungesë dhe mund të arrestohet vetëm nëse udhëton në një nga 123 vendet që janë anëtarë të GJNP-së.

Rusia, Kina dhe ShBA-ja nuk janë anëtare.

Lajme të ngjashme