Jeta luksoze e Putinit, superjaht me pishinë, kinema e tualet prej ari
Luksin e pështirë që e ka shijuar Vladimir Putin në bordin e super jahtit të tij prej 500 milionë funtesh, duke përfshirë mbajtëset pa shije të tualetit prej ari, e ka zbuluar agjencia e lajmeve The Sun.
"Vladimiri i çmendur", forcat e të cilit po bombardojnë gra dhe fëmijë në Ukrainë, nuk ka kursyer asnjë shpenzim për Scheherazade-n e tij me gjashtë kuverta.
Ndërkohë, Italia aty ku edhe është ankoruar jahti luksoz është nën presion të madh për ta sekuestruar dhe për ta shitur në mënyrë që të përfitojnë ukrainasit.
Kostoja zyrtare e Scheherazade kur përfundoi dy vjet më parë ishte 500 milion funte – por nga burime të brendshme thuhet se në fakt vlera e jahtit mund të jetë afër 750 milionë funte.
Fotot e marra nga The Sun tregojnë gjashtë kuverta luksi me tepricë të neveritshme. Një punëtor që ndihmoi në ndërtimin e jahti tha se “çdo sipërfaqe është mermer ose ar. Ka pishina të panumërta, një spa, një sauna, një teatër, salla vallëzimi, një palestër,dhe dy zona aterimi për helikopterë. Është si një mini qytet.”
“Është e vështirë të gëlltitet fakti që anija më e pabesueshme në botë është në pronësi të një njeriu që synon të bombardojë civilët në Ukrainë. Dhe është një sasi e paimagjinueshme pasurie kur paga mesatare e një rusi është 5,000 funte në vit, dhe njerëzit atje kanë vështirësi edhe për të ngrënë."
Që nga shtatori i vitit 2020, pallati lundrues me gjatësi prej 459 metrash, i cili mbanë emrin e një mbretëreshe legjendare persiane, është ankoruar në Marina di Carrara në Itali.
Thashethemet se Putini është pronar i jahtit kanë qarkulluar që nga ndërtimi i tij. Megjithatë, pronësia nuk ishte hetuar derisa ekipi I kritikut të burgosur të Putinit, Alexei Navalny publikoi një video ku tregon se i gjithë ekuipazhi ishin pjesë e shërbimeve ruse të sigurisë.
E ndërsa thuhet se jahti ka një ekuipazh të veçantë evropian i cili lejohet në bord kur Putini është larg, autoritetve italiane po u kërkohet që ta sekuestrojnë këtë jaht.
Prekjet personale të tiranit Putin, duken në një palestër xhudoje brenda jahtit, ku ka foto në korniza të rripave të zinj. E librat që gjenden aty tregojnë obsesionin e Putinit për pasurinë, duke përfshirë Atlasin e Bukurisë nga Mihaela Noroc, Historinë e Modës nga Instituti i Kostumeve të Kiotos dhe Ikonat e Fotove nga Hans-Michael Koetzle.
Një dysheme vallëzimi me pllaka ulet e më pas mund të kthehet në një pishinë. Një dysheme e tillë mendohet se është vetëm në dy anije në botë- tjetra gjendet ne jahtin tjetër të Putinit Graceful.
Ndër lukset e tjera, përfshihet një tavolinë pishine vetë-niveluese, akuarium pesë metra dhe televizor 4.5 metra i shtrirë në një mur të tërë, i cili kushtoi një milion euro për t'u instaluar.
Ndërkohë, detaji më i ‘çmendur’ janë banjot e zbukuruara me mbajtëse tualeti dhe çezma prej ari.
Gjithsesi, është e qartë se anija e “Mad Vlad” nuk është menduar vetëm për kënaqësi, pasi aty gjenden edhe 2 zona aterimi për helikopterë. Ndërsa, bëhet e ditur se sistemi i sofistikuar i anijes më katër radarë është i aftë të rrëzojë edhe dronë.
Ish-anëtari i ekuipazhit tha se përderisa “në gjithë botën jahtet në pronësi të oligarkëve po sekuestrohen, Scheherazade po rri atje, një marinë në Itali. Thjesht nuk duket e drejtë.”
Ekipi i Navalnyt, ka dhënë detaje të fluturimit që ekuipazhin rus duke fluturuar së bashku për në Milano, një nga aeroportet më të afërt në veriperëndim të Italisë. Ata besojnë se ekuipazhi po vizitonte portin për të vëzhguar anijen./Nacionale/