Jeremiq e quan tradhti pranimin e Marrëveshjes së Ohrit nga Vuçiq, kërkon referendum - NACIONALE

Jeremiq e quan tradhti pranimin e Marrëveshjes së Ohrit nga Vuçiq, kërkon referendum

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, ka thënë se ende nuk ka mbaruar asgjë për Kosovën, sepse Marrëveshja Evropiane ende nuk është nënshkruar dhe s’është e detyrueshme për askënd, veç presidentit Aleksandar Vuçiq.

Duke e konsideruar ‘tradhëti’ pranimin e Marrëveshjes nga Vuçiq, ai ka kërkuar që të zhvillohet referendum në Serbi.

“E detyrueshme për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është zotuar verbalisht për këtë dhe referendumi për atë plan është “e vetmja mënyrë për të parandaluar tradhtinë e lartë,”- është shprehur Jeremiq, raporton Kossev.

Ai më tej ka thënë se Vuçiq nuk ka rrugë kthimi, por Serbia ka.

“Vuçiq verbalisht u pajtua me planin, u angazhua dhe është garant personal i zbatimit të marrëveshjes. Ai nuk ka rrugë kthimi, por Serbia ka. Kur bëhet një pyetje e thjeshtë – a jeni për pranimin e planit sipas të cilit “Kosova” e vetëshpallur fiton atributet e një shteti të pavarur apo jeni kundër tij – shumica dërrmuese e popullit do të jetë kundër dhe regjimi nuk do të jetë në gjendje të vjedhë rezultatet e referendumit,”- ka thënë Jeremiq.

Duke kërkuar të zhbëhet ajo që Vuçiq ka bërë, ai më tej ka shtuar çështja për Kosovën nuk ka mbaruar dhe duhet parandaluar.

Lajme të ngjashme