Jep dorëheqje kreu i BBC-së, shkak ‘kredia e Boris Johnson’ - NACIONALE

Jep dorëheqje kreu i BBC-së, shkak ‘kredia e Boris Johnson’

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Richard Sharp ka dhënë dorëheqjen si kryesues i BBC-së pas një raporti kritikues mbi debatin e “parave për Borisin” që zbuloi se ai kishte shkelur rregullat strikte për emërimet publike.

Në njoftimin e tij, Sharp, një donator i Partisë Konservatore, tha se po tërhiqej në interes të transmetuesit.

Megjithatë, laburistët kanë thënë se ai duhej të ishte shkarkuar "javë më parë" pas zbulimit të rolit të tij në ndihmën për të rregulluar një garanci kredie deri në 800,000 funte për Boris Johnson kur ish-kryeministri ishte ende në Downing Street.

Sipas mediave britanike, Sharp ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqjen që kur doli se ai kishte qenë i përfshirë në ndihmën për të siguruar garancinë e kredisë duke prezantuar në zyrën e kabinetit mikun e tij, Sam Blyth, një kushëri i largët i zotit Johnson, i cili donte të ndihmonte kryeministrin e atëhershëm me problemet e tij financiare. Sidoqoftë, Sharp kishte vazhduar në pozitën e tij edhe pas një raporti dënues nga deputetët që thoshte se ai po dëmtonte besimin në BBC.

Nën presion lidhur me çështjen është vënë edhe kryeministri Rishi Sunak, për të siguruar që procesi për emërimin e një kryetari të ri të BBC-së të jetë më transparent.

Si përfundim, Sharp u shfaq në kanalin BBC News duke lexuar një deklaratë të përgatitur, me një logo të BBC-së të shfaqur dukshëm pas tij. Edhe BBC Trus ka lëshuar një deklaratë duke e përgëzuar Sharp për arritjet e tij.

Lajme të ngjashme