Izraelit dhe Iranit nisin valë të reja sulmesh ndaj njëri-tjetrit - NACIONALE

Izraelit dhe Iranit nisin valë të reja sulmesh ndaj njëri-tjetrit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Izraeli dhe Irani filluan valë të reja sulmesh ndaj njëri-tjetrit të shtunën në mbrëmje, ndërsa udhëheqësit e të dy vendeve u zotuan ta intensifikojnë ofensivën e tyre, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për de-përshkallëzim.

Banorë dhe dëshmitarë në të gjithë Teheranin raportuan se dëgjuan shpërthime të fuqishme dhe aktivizim të mbrojtjes ajrore njëra pas tjetrës, si dhe panë tym dhe flakë që mbulonin qiellin në pjesën veriore të kryeqytetit.

Sistemet izraelite të mbrojtjes ajrore po ndërprisnin raketat balistike iraniane, ndërsa shpërthimet ndriçonin qiellin mbi Jeruzalem. Pamjet në televizionin izraelit tregonin se shumë nga raketat e lëshuara në breshërinë e fundit nga Irani ishin për herë të parë të drejtuara edhe drejt qytetit verior të Haifës.

Ushtria izraelite njoftoi në rrjetet sociale se forcat ajrore po godisnin objektiva ushtarake në Iran, ndërkohë që edhe mediat shtetërore iraniane konfirmuan se Teherani kishte nisur një raund të ri sulmesh me raketa ndaj Izraelit.

Konflikti që ka shpërthyer prej disa ditësh është përplasja më intensive në dekada mes dy vendeve të armatosura rëndë dhe ka shkaktuar shqetësime për mundësinë e një konflikti gjithnjë e më vdekjeprurës që mund të përfshijë Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera të mëdha.

Lajme të ngjashme