Izraeli vazhdon sulmin në Liban, rriten shqetësimet për luftë më të gjerë - NACIONALE

Izraeli vazhdon sulmin në Liban, rriten shqetësimet për luftë më të gjerë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmet e Izraelit në Liban kanë vazhduar edhe gjatë orëve të para të së shtunës. Shënjestra kësaj radhe ishte Bejruti, ndërsa kanë vazhduar paralajmërimet izraelite që njerëzit të largohen nga Dahiyeh.

Gjatë orëve të fundit ka pasur një numër të sulmeve të Izraelit në Liban.

Ministria e Shëndetësisë e Libranit tashmë ka urdhëruar spitalet në Bejrut dhe të zonës përreth që të përgatiten për të evakuuar spitalet e periferisë.

Siç shkruan BBC-ja, kjo përplasje shënon një përshkallëzim të theksuar të dhunës midis Izraelit dhe Hezbollahut, me pasoja të paparashikueshme.

Një përplasje e tillë, deri më tani lokale, ka ngjallur shqetësime se mund të ndezë një konflikt më të gjerë rajonal, duke përfshirë grupe të tjera të mbështetura nga Irani në rajonin e Lindjes së Mesme.

Lajme të ngjashme