Izraeli kryen sulm masiv ndaj selisë së Hezbollahut në Bejrut - NACIONALE

Izraeli kryen sulm masiv ndaj selisë së Hezbollahut në Bejrut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Izrael raportohet se ka kryer një sulm masiv ndaj selisë qendrore të Hezbollahut, grupi militant dhe partia që kontrollon shumicën e Libanit jugor, në periferi të Bejrutit.

Sipas “REL”, mediat izraelite kanë raportuar se lideri i grupit, Hasan Nasrallah ka qenë caku i sulmit. Ndërkohë, nuk ka ende informacione për vendndodhjen e këtij të fundit.

Sulmi, vjen vetëm pak pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi se veprimet ndaj organizatës së shpallur terroriste nuk do të ndalen.

“Ne po vazhdojmë që ta sulmojmë Hezbollahun me forcë të plotë dhe nuk do të ndalemi derisa t’i arrijmë qëllimet tona – kryesorja në mesin e tyre rikthimi i banorëve të veriut në mënyrë të sigurt në shtëpitë e tyre” – tha Netanyahu.

Tutje, raportohet se Netanyahu ka ndërperë vizitën e tij në ShBA dhe do të kthehet menjëherë në Izrael.

Zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë të njoftuara për sulmin e Izraelit.

“SHBA-ja nuk ka qenë e përfshirë në këtë operacion dhe ne nuk kemi pasur paralajmërim paraprak.” – ka thënë ajo për mediat.

Lajme të ngjashme