Izraeli thotë se ka vrarë një oficer të lartë të inteligjencës së Hamasit
Ushtria izraelite ka kryer një valë sulmesh ajrore në mbarë Rripin e Gazës ditëve të fundit, duke goditur dhjetëra caqe terroriste dhe duke vrarë një zyrtar të lartë të Hamasit, thanë të enjten Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, përderisa forcat tokësore përmbyllën një bastisje në zonën Beit Hanoun.
Këto sulme vijnë në kohën e publikimit të pamjeve ku mijëra banorë të Gazës shihen duke e shijuar ditën në plazh, duke nxitur kritika në Izrael se Qeveria nuk po mban presion të mjaftueshëm në enklavë, përderisa 133 pengje po mbahen ende nga Hamasi, raporton gazeta “The Times of Israel”.
April 17th, 2024
— 🇮🇱((((TheJew))))🇮🇱 (@jewishmcjewface) April 17, 2024
Beach, Dir El Balah, central Gaza
Worst
Genocide
And
Ethnic
Cleansing
And
Famine
EVERRRRRRRRRRRRRRRRRRRR#Israel#HamasLies#HamasRapists #HamasisISIS #HamasNazis pic.twitter.com/8uxAeM1u0b
Ushtria dhe shërbimi inteligjent Shin Bet thanë të enjten në mëngjes se drejtori i marrjes në pyetje në sigurinë e brendshme të Hamasit në Beit Hanoun, në veri të Gazës, është vrarë me një sulm ajror këtë javë.
Yousef Shabat gjithashtu kishte shërbyer si oficer në divizionin e inteligjencës në krahun ushtarak të Hamasit, në Batalionin e Beit Hanounit, sipas ushtrisë izraelite.
“Ky eliminim e dëmton në masë domethënëse departamentin e hetimeve të organizatës” – thuhet në deklaratën e përbashkët të autoriteteve izraelite.
Gjithashtu në Beit Hanoun, ushtria tha se përmbylli një operacion kundër Hamasit dhe Xhihadit Islam Palestinez, me qëllim të ndalimit të anëtarëve të këtyre grupeve.
Në veri të Gazës, ushtria izraelite tha se aeroplanët luftarakë goditën një hedhës mortajash në lagjen Rimal të qytetit Gaza, që përdorej për të hedhur predha drejt ushtarëve izraelitë që po veprojnë në Rripin e Gazës.