Izraeli thotë se janë gjetur trupat e gjashtë pengjeve
Ushtria izraelite njoftoi sot se ka identifikuar trupat e gjashtë pengjeve të rrëmbyer nga Izraeli dhe të sjellë në Gaza, duke përfshirë dy gra dhe katër burra.
Midis trupave të pengjeve të gjetura ishte një shtetas i dyfishtë izraelito-amerikan dhe një shtetas izraelito-rus.
Shërbimi i brendshëm i inteligjencës Shin Bet i Izraelit gjeti të shtunën dhe mori trupat e pengjeve - Karmel Gat, Eden Yerushalami, Hersh Goldberg-Paulin, Alexander Lobanov, Almog Sarousi dhe Ori Danino - në një tunel në zonën Rafah, në jug të Rripi i Gazës, njoftoi ushtria izraelite.
Sipas ushtrisë izaraelite, nga 251 personat e rrëmbyer atë ditë, 97 mbahen ende në Gaza, nga të cilët 33 besohet të jenë të vdekur.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli nuk do të pushojë derisa ata që janë përgjegjës për vrasjen e tyre të sillen para drejtësisë.
Në një deklaratë, ai tha gjithashtu se qeveria e tij ishte e përkushtuar për të arritur një marrëveshje për lirimin e atyre që kanë mbetur në robëri dhe për të mbrojtur sigurinë e vendit.
"Kushdo që vret pengjet - nuk dëshiron një marrëveshje," shtoi ai.
Sulmi hakmarrës i Izraelit në Gaza vrau të paktën 40,691 njerëz, sipas ministrisë së shëndetësisë të qeverisë së Hamasit