Izraeli thotë se Hamasi u kishte dhënë qetësues pengjeve për t’u dukur të lumtura - NACIONALE

Izraeli thotë se Hamasi u kishte dhënë qetësues pengjeve për t’u dukur të lumtura

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë të Izraelit ka thënë në Komisionin e Shëndetësisë të Kuvendit të Izraelit se pengjeve të liruara nga Hamasi u ishin dhënë pilula qetësimi para se t’i dorëzoheshin Kryqit të Kuq për t’u dërguar në Izrael.

Thuhet se synimi i këtij veprimi ishte që pengjet të dukeshin të qeta, të gëzuara dhe me disponim, pasi kishin pësuar keqtrajtim fizik, privim e terror psikologjik për më shumë se 50 ditë në Gaza, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Dr. Hagar Mizrahi, drejtoreshë e Divizionit Mjekësor në Ministrinë e Shëndetësisë, e përmendi specifikisht qetësuesin “Clonazepam”. I njohur si “Clonex” në Izrael, ky ilaç përdoret për parandalimin dhe trajtimin e çrregullimeve të ankthit, konvulsionet, maninë bipolare, shqetësimin e lidhur me psikoza dhe çrregullimin obsesiv-kompulsiv.

Përfaqësuesja e ministrisë nuk tregoi nëse dhënia e këtyre substancave është konfirmuar përmes testeve të gjakut të pengjeve të liruara në spitale izraelite ose nga rrëfimet e pengjeve ose nga të dyjat.

Familjet e pengjeve, që folën më herët në këtë komision, ishin të parat që e kishin ngritur këtë çështje.

Deputeti izraelit, Yonatan Mishraki, i bëri thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që t’u dërgojë organizatave shëndetësore nëpër botë një raport zyrtar me dëshmi të dhënies së këtyre ilaçeve pengjeve dhe me të gjetura të tjera mjekësore pas kthimit të pengjeve të liruara.

Lajme të ngjashme