Izraeli thotë se 114 kamionë me ndihma hynë të dielën në Gaza, 600 në pritje
Izraeli ka thënë se 114 kamionë të ngarkuar me ndihma humanitare hynë të dielën në Gaza përmes pikëkalimeve “Kerem Shalom” dhe “Erez”.
Organi izraelit që i mbikëqyr ndihmat humanitare, COGAT, thotë se përderisa 21 kamionë u mblodhën nga ana e Gazës në kufi në pikëkalimin “Kerem Shalom” nga organizatat ndërkombëtare, ndihmat me sasi prej rreth 600 kamionëve ende ishin në pritje për t’u marrë, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Të dielën, Shtetet e Bashkuara e vunë re shtimin e ndihmave humanitare që Izraeli i ka lejuar për t’u futur në Gaza pas ndërprerjes “së papranueshme” dyjavore të tërë asistencës që të arrinte në atë pjesë të Rripit të Gazës, duke shtuar se rritja duhet të jetë e qëndrueshme.
Më 13 tetor, Shtetet e Bashkuara i kishin dërguar një letër Izraelit, duke e paralajmëruar se kishte 30 ditë afat për të ndërmarrë hapa domethënës për ta adresuar krizën humanitare në Gaza, në të kundërtën do ta vinte në rrezik furnizimin e vazhdueshëm me disa armë sulmuese nga Uashingtoni.
October 20: 𝗛𝘂𝗺𝗮𝗻𝗶𝘁𝗮𝗿𝗶𝗮𝗻 𝘂𝗽𝗱𝗮𝘁𝗲
— COGAT (@cogatonline) October 21, 2024
🚛114 humanitarian aid trucks entered Gaza via the Kerem Shalom and Erez crossings.
🛻21 trucks were collected from the Gazan side of Kerem Shalom by international organizations. Approx. 600 trucks worth of aid are waiting for… pic.twitter.com/1xEuguvYBV