Izraeli sulmohet me dhjetëra raketa nga Gaza, një i vrarë e dy të plagosur - NACIONALE

Izraeli sulmohet me dhjetëra raketa nga Gaza, një i vrarë e dy të plagosur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua është vrarë pas hedhjes së dhjetëra raketave nga Rripi i Gazës drejt Izraelit, sipas shërbimeve emergjente izraelite.

Sirenat e alarmit për sulme ajrore jehuan në pjesën jugore të Izraelit dhe mund të dëgjoheshin në zonën më të gjerë të Tel Avivit të shtunën në mëngjes, raporton televizioni BBC.

Dy persona janë plagosur dhe njëri prej tyre është në gjendje kritike, sipas agjencisë izraelite për shptëim, “Magen David Adom”.

Grupi militant islamik, Hamas, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Në pamje të agjencisë “Reuters” shihen zjarrfikës izraelitë duke luftuar me zjarre në qytetin Ashkelon, përderisa tymi i dendur dilte nga veturat e bëra shkrumb.

Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se shefat e sigurisë do të mbajnë një takim si rezultat i sulmeve me raketa.

Në një raport fillestar të Forcave Mbrojtëse të Izraelit thuhet se “një numër terroristësh” ishin infiltruar në territorin izraelit nga Rripi i Gazës dhe se banorëve të zonave përreth u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Lajme të ngjashme