Izraeli pretendon se ka përgjuar militantë të Hamasit për spitalin e Gazës me qindra viktima, ja ç’bisedohet - NACIONALE

Izraeli pretendon se ka përgjuar militantë të Hamasit për spitalin e Gazës me qindra viktima, ja ç’bisedohet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Jashtme e Izraelit ka publikuar një incizim për të cilin pretendon se është komunikim i përgjuar mes dy anëtarëve të Hamasit në lidhje me shpërthimin në spitalin e Gazës, ku raportohet për qindra palestinezë të vrarë.

Sipas kësaj ministrie, dy personat e përgjuar flasin për rënien e një rakete të dështuar të Hamasit nga pjesa e brendshme e Gazës, raporton gazeta “The Guardian”.

Ja çfarë bisedojnë dy personat në incizim:

A: Po të them, kjo është hera e parë që shohim një raketë si kjo duke rënë dhe prandaj po themi se ajo i përket Xhihadit Islamik Palestinez.

B: Çfarë?

A: Po thonë se i përket Xhihadit Islamik Palestinez.

B: Është nga ne?

A: Ashtu duket.

B: Kush e thotë këtë?

A: Ata po thonë se copëzat nga raketa janë copëza lokale e jo si copëzat izraelite.

B: Çfarë po thua, (emri i personit, i fshehur)?

Heshtje...

B: Subhan Allah, a nuk mundi të gjente ndonjë vend tjetër për të shpërthyer?

A: S’ka rëndësi, po, (emri i personit, i fshehur), e hodhën (raketën) nga varreza prapa spitalit.

B: Çfarë?!

A: E hodhën nga varreza prapa spitalit “Al-Ma’amadani”, dështoi dhe ra mbi ta.

B: Ka varrezë prapa tij (spitalit)?

A: Po, (spitali) "Al-Ma’amadani" është saktësisht në kompleks.

B: Ku është ajo (varreza), kur futesh në kompleks?

A: Së pari futesh në kompleks e nuk shkon drejt qytetit, është në anën e djathtë të spitalit “Al-Ma-amadani”.

B: Po, e di.

Lajme të ngjashme