Izraeli i dërgon tanket përsëri në zonën Khan Younis, vriten 70 palestinezë
Mediumi britanik “Rueters” ka raportuar për zhvillimet e reja në Gaza.
Sipas këtij medium, Izraeli dërgoi tanke përsëri në zonën më të madhe të Khan Younis pasi urdhëroi evakuimin e disa zonave që tha se ishin përdorur për sulme të reja nga militantët.
Të paktën 70 palestinezë u vranë nga zjarri izraelit, thanë mjekët e Gazës të hënën.
Sipas raportimeve nga terreni, palestinezët u vranë nga sulmet e tankeve në qytetin Bani Suhaila dhe qytete të tjera në skajin lindor të Khan Younis, me zonën gjithashtu të bombarduar nga ajri.