Izraeli e publikon pamjen kur helikopteri shkatërron një dron të rebelëve Houthi
Ushtria izraelite ka publikuar një video ku shihet momenti kur një dron i nisur drejt izraelit nga rebelët Houthi të Jemenit u shkatërrua nga një helikopter i forcave ajrore.
Pengimi i dronit, që ndodhi të mërkurën, u bë mbi zonën kufitare me Egjiptin, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Rebelët Houthi i kanë sulmuar anijet e huaja tregtare që kanë lundruar nëpër Detin e Kuq për t’u solidarizuar me palestinezët në Gaza.
Forcat amerikane kanë kryer sulme kundër caqeve të këtyre rebelëve në Jemen, por para disa javëve u raportua se Uashingtoni ka arritur një marrëveshje me grupin që të mos sulmohen më anijet amerikane.
״בזיהוי כטב"ם רשאים להפיל - מבצע, התפוצץ״: חיל האוויר ממשיך ליירט איומים מכלל הגזרות
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) June 5, 2025
אמש, חיל האוויר יירט כלי טיס בלתי מאוייש ששוגר לשטח הארץ מתימן.
מערכות ההגנה של חיל האוויר פועלות מסביב לשעון במטרה ליירט איומים מכלל הגזרות.
בחודש האחרון, שוגרו מתימן מספר כלי טיס בלתי… pic.twitter.com/EhRZ1R1BHm