Ish-oficeri rus i njësisë speciale tani lufton për Ukrainën - NACIONALE

Ish-oficeri rus i njësisë speciale tani lufton për Ukrainën

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-oficeri i njësisë speciale (FSB) Ilya Bogdanov erdhi për herë të parë në Ukrainë në vitin 2014 "jo për të luftuar për Ukrainën, por për të luftuar kundër regjimit të Putinit".

Pasi u bë një shtetas ukrainas dhe pësoi një lëndim të rëndë gjatë luftimeve, ai thotë se nuk "dëshiron luftë, por ai dësiron paqe në Ukrainë".

Ai ka dhënë një intervistë për Radio Free Europe.

“Unë nuk kam ardhur këtu për të luftuar kundër Ukrainës ose për Ukrainën në vitin 2014, por kam luftuar kundër regjimit të Putinit”, ka thënë ai.

“Unë tashmë kam një shtetësi ukrainase dhe nuk kam nevojë për Rusinë, unë e dua Ukrainën, e dua atë shtet që ekzistonte në hartë siç ishte, jo kështu si është tani”, u shpreh tutje Bogdanov.

Bogadnov më herët kishte shërbyer si ushtar i Rusisë kundër rebelimit të ushtarëve çeçenë.

Por ai më vonë e kuptoi se i gjithë ky ishte një konflikt artificial dhe ai nuk e dëshironte këtë.

Në vitin 2016 ai u largua nga ushtria ukrainase për të hapur një restorant në Kiev. Tani ai është kthyer përsëri në ushtri pasi Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt të këtij viti.

Batalioni se ku luftonte ai ka sulmuar shumë knovoje ushtarake ruse dhe ka evakuuar shumë civilë ukrainas, por këto aksione gati sa nuk i kanë kushtuar atij me humbjen e krahut.

Doktorët ia kanë shpëtuar atij krahun nga plagët e rënda që i ka marrë dhe tashmë ai ende po lufton kundër ushtrisë ruse. /Nacionale/

Lajme të ngjashme