Ish-Zv.Presidenti i Amerikës i mëshon prokurorit që ndiqte Thaçin pasi u thirr të dëshmonte: E paprecedentë
Ish-Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, e ka goditur prokurorin special Jack Smith pas fletëthirrjes që i lëshoi për të dëshmuar në një rast kundër ish-presidentit Donald Trump.
Duke folur për NBC News, Pence u shpreh:
“Të thirrësh për të dëshmuar një ish-zëvendëspresident në gjykatë kundër presidentit me të cilin shërbyen, besoj, është e paprecedent në historinë e Amerikës,”
Ai madje shtoi se veprimi i Smithit mund të ishte edhe jokushtetues.
“Por siç kam thënë javën e kaluar, unë po ashtu besoj që është jokushtetuese.” – vazhdoi ai.
Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë kishin kërkuar dëshminë e Pence-it si pjesë të hetimeve të tyre kundër përpjekjeve të Trumpit për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020, dhe për trazirat e 6 janarit 2021.