Ish-kryeministri Johnson: Vdekja e Mbretëreshës, "dita më e trishtuar" e Mbretërisë së Bashkuar
Pas njoftimit se Mbretëresha Elizabetë ka vdekur, ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka postuar një deklaratë në Twitter, duke thënë se kjo “është dita më e trishtuar e vendit”.
“Në zemrat e secilit prej nesh ka një dhimbje për vdekjen e mbretëreshës sonë, një ndjenjë e thellë dhe personale e humbjes – shumë më intensive, ndoshta, nga sa prisnim”, shkroi ai.
Statement on the death of Her Majesty Queen Elizabeth II (1/3) pic.twitter.com/kDN6cW8Njp
— Boris Johnson (@BorisJohnson) September 8, 2022