Irani kërcënon me "përgjigje vendimtare" vendet e rajonit nëse i hapin hapësirën ajrore Izraelit për kundërsulm
Pas sulmit me çka raportohet të jenë qindra dronë vrasës ndaj Izraelit, Irani ka kërcënuar edhe vendet e rajonit me sulme ndaj tyre në rast se ata do t’i hapnin hapësirat ajrore për kundërsulm ndaj Iranit, raportoi CNN.
Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Gjenerali Mohammad Reza Ashtiani lëshoi një paralajmërim të ashpër për çdo vend që lejon Izraelin të përdorë hapësirën ajrore ose territorin e tij për të sulmuar Iranin, duke thënë se ata do të përballen me një "përgjigje vendimtare" nga Irani.
“Çdo vend që hap hapësirën e tij ajrore ose tokën ndaj Izraelit për të sulmuar Iranin, do të marrë përgjigjen tonë vendimtare”, raportoi agjencioni shtetëror IRNA iranian, duke cituar Ashtianin.