India thotë se 16 civilë janë vrarë nga bombardimet e forcave pakistaneze - NACIONALE

India thotë se 16 civilë janë vrarë nga bombardimet e forcave pakistaneze

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjithsej 16 civilë kanë vdekur, në mesin e tyre disa fëmijë, si rezultat i sulmeve të forcave pakistaneze nga orët e hershme të së mërkurës, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Indisë.

“Gjashtëmbëdhjetë jetë të pafajshme janë humbur, përfshirë tri gra e pesë fëmijë, për shkak të zjarrit pakistanez” – tha kjo ministri në një deklaratë të publikuar të enjten, raporton televizioni CNN.

India dhe Pakistani kanë pasur shkëmbime pothuajse të përditshme të zjarrit përgjatë Vijës së Kontrollit që nga masakra ndaj turistëve më 22 prill, e cila i tensionoi marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ushtria pakistaneze më parë ka konfirmuar se ka sulmuar me predha pozicione indiane në Kashmirin që administrohet nga India si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të forcave indiane në territorin e Pakistanit.

India e akuzoi Pakistanin për të shtëna të paprokovukara përgjatë Vijës së Kontrollit, e cila është kufi de fakto me të cilin ndalet Kashmiri i kontestuar.

Lajme të ngjashme