Indeksi i GFP mat fuqinë e ushtrive: Amerika e para, Kosova e 140-a
Në indeksin e “GlobalFirePower” për vitin 2022 janë analizuar ushtritë e 142 shteteve të botës, mes të cilave edhe Serbisë dhe Kosovës. Çka thotë ky indeks?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbesin në vend të parë, me goxha diferencë prej vendit të dytë dhe vendit të tretë.
0.0000 është shkalla e përsosur sipas këtij indeksi, ndërsa ShBA mori notën 0.0453.
Pjesa tjetër e TOP-10
Në vend të dytë ka mbetur ende Rusia përkundër agresionit të kushtueshëm në Ukrainë, por me fare pak diferencë tashmë shumë të vogël nga Kina.
Vendet tjera të përmendura në top-10 janë India, Japonia, Korea e Jugut, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Pakistani dhe Brazili.

Ku ndodhen vendet e rajonit?
Serbia për fat të keq është ranguar si shteti më i fortë ushtarakisht në rajonin tonë. Ajo është ranguar në vendin e 61-të. Por, menjëherë pas Serbisë është Kroacia që nuk ka edhe shumë dallim.
Ndërkohë, goxha më poshtë janë shtetet e tjera. Sllovenia është ranguar në vendin e 86, Shqipëria në vendin e 115, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 123, Mali i Zi në vendin e 132, Maqedonia e Veriut në vendin e 135 ndërsa Kosova në vendin e 140.
Vendi i kësaj liste më i dobët ushtarakisht është Islanda, që u rangua si i 142-i.
Krahasimi Kosovë-Serbi
Mbi 60 faktorë janë marrë parasysh për të përpiluar këtë indeks. Në krahasimin mes fuqisë ushtarake të Serbisë dhe Kosovës, megjithatë, nuk është se vërehen dallime të theksuara.
Sa i përket fuqisë së punëtorëve, Serbia është në vendin e 94-të ndërsa Kosoa në vendin e 131-të.

Dallim i madh nuk vërehet as te personeli ushtarak që është i aftë për shërbim. Serbia ka në dispozicion 2 milion e 699 mijë e 50 njerëz, ndërsa Kosova i ka 727 mijë e 657 njerëz të aftë ushtarakisht.
Sa i përket presonelit aktiv, Kosova është në vendin e 84-të me 3500 trupa ndërsa Serbia është në vendin e 55-të me 25 mijë trupa.
Megjithatë, ka një ndryshim sa i përket personelit rezervë: Kosova i ka tre mijë trupa, ndërsa Serbia pesëdhjetë mijë sosh.
Serbia ka edhe forca paramilitare, 5000 trupa, ndërsa Kosova nuk ka asnjë.
Sa i përket buxhetit ushtarak, Kosova i ka rreth 100 milionë euro ndërsa Serbia ka buxhetin prej rreth 1 miliardë eurove.
Por, Kosova qëndron shumë më mirë në faktorin e Borxhit të Jashtëm. Sipas GlobalFirePower, Koova i ka 2 miliardë e 388 milionë dollarë borxh të jashtëm dhe renditet në vendin e 11 në listën botërore. Por, Serbia ka një borxh shumë më të madh prej 30 milionë e 927 milionë eurove dhe renditet në vendin e 65-të.

Sa i përket forcave ajrore, Serbia renditet në vendin e 61-të ndërsa Kosova është e fundit. Te faktori i helikopterëve, Serbia është në vendin e 59 me 51 helikopterë ndërsa Kosova është përsëri e fundit pa asnjë helikopter.
Ndërkohë, te helikopterët sulmues, Serbia i ka katër sosh e renditur në vendin e 41. Kosova nuk ka asnjë.
Serbia qëndron më mirë edhe sa i përket tankeve, me 323 sosh. Kosova fatkeqësisht nuk e ka asnjë.