Hungaria në vijë me Trumpin për Grenlandën: S’është çështje e BE-së - NACIONALE

Hungaria në vijë me Trumpin për Grenlandën: S’është çështje e BE-së

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Jo të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian duket se do të pajtohen që blloku të përfshihet në çështjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Grenlandës.

E ardhmja e ishullit nuk është çështje e Bashkimit Evropian, sipas ministrit të Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto, i cili tha se vendi i tij nuk do të mbështesë një deklaratë të përbashkët të BE-së për këtë çështje, raporton televizioni BBC.

Duke folur gjatë një vizite në Pragë të Çekisë të hënën, kryediplomati hungarez tha: “Ne e cilësojmë këtë si çështje dypalëshe që mund të zgjidhet përmes bisedimeve mes dy palëve. Nuk mendoj se kjo është çështje e BE-së.”

Edhe pse Hungaria është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, kryeministri Viktor Orban shihet si njëri nga aleatët më të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, në Evropë.

Orbani në të kaluarën është akuzuar nga aleatët e NATO-s dhe të BE-së për minimin e solidaritetit kundër Rusisë.

Më 2024, ai kishte njoftuar se Hungaria nuk do të merrte pjesë në përpjekjet e udhëhequra nga NATO-ja për ta bashkërenduar asistencën e sigurisë dhe trajnimet për Ukrainën.

Sipas një sondazhi të televizionit amerikan, CNN, shumica e amerikanëve apo 75 për qind janë kundër përpjekjes së ShBA-së për ta marrë nën kontroll Grenlandën, e cila është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, ndërsa vetëm 25 për qind e mbështesin këtë plan./Nacionale

Lajme të ngjashme