Helmimi, metodë e Rusisë për të "hequr qafe" armiqtë – kjo është lista e njerëzve që e pësuan - NACIONALE

Helmimi, metodë e Rusisë për të "hequr qafe" armiqtë – kjo është lista e njerëzve që e pësuan

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ditët e fundit është thënë se oligarku rus dhe pronari i Chelsea-s, Roman Abramovich, është helmuar ndërsa merrte pjesë në bisedimet e paqes që synonin të ndalonin luftën e vendit të tij në Ukrainë.

Sipas uebsajtit investigativ Bellingcat, Abramovichi, i cili u sanksionua rëndë nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, kishte përjetuar simpotoma të ngjashme me ato të helmimit nga agjentë kimikë.

Pas Bellingcat edhe Wall Street Journal, raportoi se z.Abramovich dhe të paktën dy zyrtarë të delegacionit ukrainës, janë sëmurë pas takimit që mbajtën duke përjetuar simptoma si humbje të shikimit, lot nga sytë dhe rrjepje të lëkurës. Sipas raportit, miliarderi rus më pas u trajtua në një klinikë në Turqi.

Rreth simpotmave që kanë përjetuar anëtarët e delegacioneve, për Bellingcat kanë folur disa ekspertë të cilët simptomat i përshkruan si të ngjashme me variantet e porfirinës, organofosfateve ose substancave biciklike. Ndërkohë, sipas WSJ Abramovichi dhe të tjerët janë helmuar nga një rrezatim elektromagnetik, megjithatë, Kremlini dhe disa zyrtarë në Ukrainë, kanë mohuar ndodhjen e një sulmi të tillë.

Mendohet se treshja gjatë bisedimeve të mbajtura për paqe ka konsumuar vetëm çokollatë dhe ujë, por sipas Bellingcat nëse me të vërtetë ka pasur një helmim nuk ka qenë me qëllim për t’i vrarë por vetëm për t’i frikësuar, duke shtuar se një gjë e tillë mund të ketë ardhur nga rusët të cilët kundërshtojnë ndaljen e luftës në Ukrainë.

Në bisedimet mes dy vendeve të cilat rifilluan këtë të martë në Stamboll, pjesëmarrës ishte edhe Abramovichi, ndëra Kremlini shumë shpejtë e hodhi poshtë historinë e helmimit, duke i’a atribuuar “luftës së informacionit” që po ndodhë në konflikt.

Incidenti në fjalë është minimizuar edhe nga Ukraina, ku një zëdhënës i Volodymyr Zelensky tha se ai nuk kishte informacion për këtë çështje dhe negociatori Mykhailo Podolyak paralajmëroi që të mos degjohen “spekulimet” dhe "teoritë konspirative".

Megjithatë, Sekretari i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba foli më ashpër rreth çështjes ku një intervistë televizive u shpreh me këto fjalë:

"Unë këshilloj këdo që shkon për negociata me Rusinë të mos hajë ose pijë asgjë, dhe mundësisht të shmangë prekjen e sipërfaqeve.”

Siç tha edhe z. Kuleba, në fakt Rusia nuk është e panjohur për akuzat për helmim.

Më poshtë ju sjellim disa nga individët për të cilët thuhet se janë helmuar me toksina të dëmshme nga agjentët e Kremlinit.

Alexei Navalny

Një kritik i hapur i Putinit, njëherësh udhëheqës i opozitës ruse, u sëmur rëndë gjatë një fluturimi me avionë më 20 gusht të vitit 2020. Pas një ulje urgjente dhe trajtimi në një spital në Omsk, ai u evakuua menjëherë për trajtim mjekësor në Berlin, ku pas analizave të bëra nga një laborator ushtarak u arrit në përfundim se Navalny ishte helmuar me një agjent nervor të rrezikshëm që njihet si Novichok. Navalny fillimisht u vendos në koma dhe pas marrjes së një antidote dhe rikuperimit të tij, për atë që i kishte ndodhur fajësoi agjentët e FSB-së, të cilët punojnë për Putinin.

Ai u kthye në Rusi më 21 janar 2021 dhe i akuzuar për shkelje të lirimit me kusht gjatë kohës së rikuperimit të tij në Gjermani u arrestua menjëherë – javën e fundit ai u përball me disa akuza të reja për të cilat dënimi i tij u zgjat edhe me nëntë vitë të tjera.

Sergei dhe Julia Skripal

Ish-oficeri i KGB-së (një agjent i dyfishtë që punonte për Britaninë në vitet 1990 dhe 2000) dhe vajza e tij Julia u sëmurën në Salisbury, Wiltshire, më 4 mars 2018. Ata luftuan për jetë pas një atentati që i’u bë me Novichok, duke ju lyer dorezën e derës së shtëpisë së tyre.

Për këtë sulm, kryeministrja e atëhershme britanike Theresa May fajësori Rusinë dhe njoftoi dëbimin e 23 diplomatëve rusë nga vendi si shenjë hakmarrjeje.

Julia Skripal u shërua gradualisht dhe doli nga gjendja kritike më 29 mars, ndërsa babai i saj u shërua një javë më vonë më 7 prill.

Të njejtin fat nuk e pati një grua vendase e quajtur Dawn Sturgess, e cila kishte rënë në kontakt me substancën dhe humbi jetën në spital më 8 korrik të atij viti. Ndërkohë edhe partneri i saj Charlie Rowely si dhe një oficer i policisë hetuese, rreshteri Nick Bailey u sëmurën rëndë.

Për tentativë vrasjeje të personave të lartëpërmendur, u akuzuan në mungesë tre spiunë rusë - Alexander Mishkin, Anatoliy Chepiga dhe Denis Sergeev, për të cilët besohet se janë kthyer në atdheun e tyre.

Alexander Litvinenko

Litvinenko ishte një tjetër ish-agjent dhe dezertor rus, i cili fitoi armiqësinë e Kremlinit në vitin 1998 kur akuzoi eprorët e tij se urdhëruan vrasjen e oligarkut rus Boris Berezovsky.

Në vitin 2000 ai iku dhe kërkoi azil në Britani. Megjithatë, ai vazhdoi të mbetet një gjemb në kokën e Putinit, pasi vazhdoi të shkruajë një libër në të cilin akuzonte Rusinë për organizim të bombardimeve në disa apartamente në Buynaksk, Moskë dhe Volgodonsk. Në libër thuhej se për këto organizime fajësoheshin guerilat çeçenë në mënyrë që të kishte një pretekst që ai të vinte në pushtet. Poashtu, Litvinenko akuzoi Putinin edhe për urdhërimin e vrasjes së gazetares Anna Politkovskaya në vitin 2006.

Ai vdiq më 23 nëntor 2006, pasi piu një filxhan çaj të mbushur me polonium-210, një izotop radioaktiv, në një hotel në Londër.

Ndërsa, në vitin 2021, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi se përgjegjëse për vdekjen e tij ishte Rusia dhe urdhëroi Kremlinin të paguante dëmet.

Viktor Jushçenko

Z.Jushçenko, një ish-president i Ukrainës, mbeti i shpërfytyruar pasi u vu në shënjestër me dioksinë TCCD gjatë një fushate me një platformë pro-perëndimore në shtator të vitit 2004 kundër të preferuarit të Kremlinit, Viktor Janukoviç. Ashtu si z. Navalny, ai u evakuua për trajtim, në këtë rast në Vjenë, dhe diagnoza e helmimit iu bë në dhjetor.

Jushçenko tha në shtator të vitit 2009 se ai besonte se ishte helmuar në një darkë me zyrtarët e sigurisë dhe e dinte se kush ishte përgjegjës, duke refuzuar të përmendte emra, por bëri të ditur se ata persona ndodheshin aktualisht në Rusi.

Lajme të ngjashme