Hamasi thotë se kushtet e reja të Izraelit e kanë shtyrë arritjen e armëpushimit - NACIONALE

Hamasi thotë se kushtet e reja të Izraelit e kanë shtyrë arritjen e armëpushimit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Grupi militant palestinez, Hamas, tha të mërkurën se Izraeli ka vendosur kushte të reja që kanë çuar në shtyrje të arritjes së një pakti armëpushimi në Gaza.

Megjithatë, ky grup shtoi se është duke treguar fleksibilitet dhe se bisedimet për armëpushim, të ndërmjetësuara nga Katari e Egjipti, janë duke lëvizur në një drejtim serioz, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Pushtimi [Izraeli] ka vendosur kushte të reja në lidhje me tërheqjen, armëpushimin, të burgosurit dhe kthimin e të zhvendosurve, gjë që e ka shtyrë arritjen e marrëveshjes që ishte në dispozicion” - tha Hamasi.

Një ekip negociues izraelit u kthye nga Katari në Izrael të martën në mbrëmje për “konsultime të brendshme” në lidhje me marrëveshjen për lirimin e pengjeve pas një jave domethënëse të bisedimeve për Gazën, tha të martën zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ditëve të fundit është raportuar për progres në bisedimet për armëpushim, por një zyrtar palestinez ka paralajmëruar se mund të nevojiten javë deri në arritjen e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme