Hamasi “i dërgon mesazh” Netanyahut: Publikon video të pengjeve izraelite - NACIONALE

Hamasi “i dërgon mesazh” Netanyahut: Publikon video të pengjeve izraelite

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një përpjekje për të shtuar presionin ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut, Hamasi ka publikuar një video të tre pengjeve izraelitë në Gaza.

Në përshkrimin e kësaj videoje thuhej se: “Një numër i të burgosurve sionistë të mbajtur nga Al-Qassam i dërgojnë një mesazh Netanyahut dhe qeverisë sioniste.”

Nga pamjet dukej sikur tre gratë ishin filmuar nën presion, ndërsa mesazhi i tyre për Netanyahun ishte që të pranojë shkëmbimin me të burgosur palestinezë.

Kujtojmë se Hamasi ka kërkuar lirimin e 5 mijë palestinezëve që mbahen në burgjet e Izraelit, në këmbim të lirimit të pengjeve izraelit.

Krahu ushtarak i grupit e ka shpërndarë klipin përmes mediave sociale të hënën ndërsa Netanyahu e dënoi videon si "propagandë mizore psikologjike".

Lajme të ngjashme