Hamasi “dhuratë” Putinit: Do të lirojmë dy rusë si vlerësim për pozicionin e tij - NACIONALE

Hamasi “dhuratë” Putinit: Do të lirojmë dy rusë si vlerësim për pozicionin e tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Hamasi do të lirojë dy pengje me shtetësi ruse si gjest “vlerësimi” për pozicionin e marrë nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha një zyrtar i lartë i këtij grupi.

Nuk është e qartë nëse këta dy persona, të cilët Hamasi premtoi se do t’i lironte, kanë edhe shtetësi izraelite, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Njoftimi u dha nga Moussa Abu Marzouk, zyrtar i krahut politik të Hamasit, raporton televizioni publik izraelit, “Kan TV”.

Lirimi i dy qytetarëve rusë do të bëhet si shtesë ndaj lirimit të dhjetë izraelitëve, që pritet të lirohen më vonë të mërkurën si pjesë e marrëveshjes për armëpushim të përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit, të ndërmjetësuar nga Katari, Egjipti e Shtetet e Bashkuara.

Të afërmit e pengjeve izraelito-ruse, që po mbahen nga Hamasi, shkuan në Moskë këtë javë për ta kërkuar ndihmën e Kremlinit për lirimin e anëtarëve të familjeve të tyre. Moska asistoi në lirimin e Roni Krivoi-t të dielën.

Krivoi u lirua përmes një marrëveshjeje të ndarë nga marrëveshja për lirimin e pengjeve, mësa duket si favor i Hamasit për Moskën, thekson gazeta izraelite.

Lajme të ngjashme