Guvernatori i Kalifornisë kritikon liderët globalë: Trumpi është T-Rex, qëndroni të bashkuar - NACIONALE

Guvernatori i Kalifornisë kritikon liderët globalë: Trumpi është T-Rex, qëndroni të bashkuar

3 javë më parë

nga NACIONALE

Guvernatori i Kalifornisë së ShBA-së, Gavin Newsom, të martën i quajti “patetikë” udhëheqësit globalë për shkak të atij që ai e sheh si dështim në ballafaqimin me presidentin amerikan, Donald Trump.

Duke folur para gazetarëve në Davos të Zvicrës, Newsom tha: “Nuk po mund ta përballoj këtë bashkëfajësi të njerëzve që sprapsen. Është dashur të sillja me vete një grumbull mbrojtësesh për gjunjë për të gjithë liderët botërorë. Dua të them, dhurim i kurorave, çmime Nobel që po dhurohen. Është thjesht patetike dhe shpresoj që njerëzit të kuptojnë se sa patetikë duken në skenën botërore.”

“Trumpi është T-Rex [lloj dinozauri]. Çiftëzohesh me të ose të përpin, njëra ose tjetra, dhe duhet t’i qëndroni përballë kësaj” – vazhdoi ai, duke u bërë thirrje evropianëve që “të qëndrojnë vertikalisht e të bashkuar”.

Neësom, njëri nga kritikuesit e profilit më të lartë të Trumpit në Shtetet e Bashkuara, vjeshtën e kaluar konfirmoi se po mendonte që të garojë për president në vitin 2028. Guvernatori i Kalifornisë do të ishte favorit për ta siguruar nominimin nga Partia Demokratike.

Ai e bëri thirrjen për udhëheqësit evropianë, pasi Trumpi i shtoi kërcënimet ditëve të fundit për ta marrë nën kontroll Grenlandën, duke njoftuar gjithashtu një taksë prej 10 për qind ndaj tetë shteteve që e kanë kundërshtuar blerjen e ishullit danez nga Uashingtoni.

Krerët e qeverive evropiane po mundohen që të gjejnë një kundërpërgjigje që do ta zbusë situatën, raporton mediumi “Politico”.

Lajme të ngjashme