Grupi i ndihmave në Gaza thotë se 19 njerëz u shtypën për vdekje në turmë, e fajëson Hamasin - NACIONALE

Grupi i ndihmave në Gaza thotë se 19 njerëz u shtypën për vdekje në turmë, e fajëson Hamasin

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), grup për shpërndarjen e ndihmave i mbështetur nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, tha se 20 palestinezë e humbën jetën të mërkurën në mëngjes gjatë një shtypjeje në një pikë për shpërndarjen e ndihmave në qytetin Khan Younis, duke fajësuar persona të armatosur të lidhur me Hamasin për nxitje të qëllimshme të trazirës.

Grupi tha se 19 njerëz u shtypën pë vdekje dhe një person u ther në mënyrë fatale “mes kaosit dhe valës së rrezikshme, të nxitur nga agjitatorët në turmë”, raporton gazeta “The Times of Israel”.

“Ne kemi arsye të besueshme që të besojmë se elemente brenda turmës – të armatosur dhe të lidhur me Hamasin – qëllimisht e nxitën trazirën” – tha Fondacioni Humanitar i Gazës, duke shtuar se pë herë të parë që nga fillimi i shpërndarjes së ndihmave nga ky grup shumë armë zjarri janë identifikuar në turmë.

“Kjo ngjarje e tmerrshme vjen pas një modeli thellësisht shqetësues në ditët e fundit. Mesazhet e rreme për hapjet e qendrave të ndihmave, përfshirë atë në SDS4 (Wadi Gaza) dhe atë që është mbyllur për një kohë të gjatë SDS1 (Tal Sultan) kanë qarkulluar gjerësisht në Telegram dhe në platforma të tjera, duke nxitur huti, duke i drejtuar turmat te qendrat e mbyllur dhe duke nxitur mungesë rregulli” – tha më tej GHF-ja.

Lajme të ngjashme