Greva hekurudhore në Londër bllokon udhëtarët, punëtorët kundër qeverisë - NACIONALE

Greva hekurudhore në Londër bllokon udhëtarët, punëtorët kundër qeverisë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Rreth 40,000 pastrues, sinjalizues, punonjës të mirëmbajtjes dhe stafi i stacionit kanë mbajtur një grevë 24-orëshe në Londër, me dy të tjera të planifikuara për të enjten dhe të shtunën.

Nga greva u goditën shërbimet për udhëtarët, përfshirë metroja e Londërs, ndërsa shkak i grevës së mbajtur ishte pagesa, kushtet e punës dhe siguria

Grevat e qëndrueshme kombëtare janë të pazakonta në Britani, por këto ditë sindikatat kanë paralajmëruar vendin që të përgatitet për më shumë pasi punëtorët përballen me rritjen e kostos së jetesës.

Ditën e martë, stacionet kryesore hekurudhore në Londër ishin kryesisht bosh, me funksionim e vetëm 20% të trenave të pasagjerëve të planifikuar për të lëvizur.

Është njoftuar se shërbimet do të rifillojnë të mërkurën, por ndërprerja e vazhdueshme nënkupton se vetëm rreth 60% e trenave do të funksionojnë.

Lajme të ngjashme