Greta Thunbergu arrestohet në Danimarkë në protestën kundër luftës në Gaza
Policia daneze e ka arrestuar aktivisten e njohur, Greta Thunberg, në një protestë në Kopenhagë kundër luftës në Gaza.
Këtë masë e bëri të ditur një zëdhënës i grupit të studentëve që e organizuan protestën, raporton gazeta “The Guardian”.
Gjashtë persona u ndaluan në vendin e ngjarjes në Universitetin e Kopenhagës, pasi rreth 20 persona e kishin bllokuar hyrjen e një ndërtese, ndërsa tre kishin hyrë brenda, tha një zëdhënës i policisë.
Policia refuzoi që ta konfirmonte identitetin e ndonjërit prej të arrestuarve, por një zëdhënës i grupit “Studentët Kundër Pushtimit” i tha agjencisë “Reuters” se Thunbergu ishte duke u mbajtur nga autoritetet.
Gazeta “Esktra Bladet” publikoi një fotografi ku aktivistja Thunberg shihet me pranga në duar, e nisur drejt një furgoni të policisë. Krahëve e kishte mbulojën bardh e zi, simbol i përkrahjes ndaj palestinezëve.
Greta Thunberg anholdt i København:https://t.co/sE2JyZzcsq
— Ekstra Bladet Breaking (@ebbreaking) September 4, 2024