Greqia goditet nga një tërmet
Një tërmet i fortë me magnitudë 5 ballë të Rihterit ka goditur rajonin e Greqisë, më konkretisht, pranë ishullit Kythera.
Epiqendra e tërmetit, ishte rreth 46 kilometra në perëndim, më saktë përballë skajit juglindor të gadishullit të Peloponezit, në një thellësi prej 67 km.
Sipas mediave të huaja ende nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.
Greqia është jashtëzakonisht shumë e ndjeshme ndaj lëkundjeve, duke qenë e vendosur në disa linja gjeologjike.
Në tetor të vitit 2020, një tërmet me magnitudë 7.0 goditi Detin Egje midis ishullit grek të Samos dhe Izmirit në Turqinë perëndimore, i cili shkaktoi vdekjen e 114 personave dhe më shumë se 1000 të plagosur. /Nacionale/