Gratë shtatzëna ruse po i lindin fëmijët në Argjentinë: Cili është shkaku? - NACIONALE

Gratë shtatzëna ruse po i lindin fëmijët në Argjentinë: Cili është shkaku?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Më shumë se 5 mijë gra shtatzëna ruse kanë hyrë në Argjentinë në muajt e fundit. Pse?

Gratë e fundit që mbërritën ishin të gjitha në muajt e fundit të shtatzënisë, sipas agjencisë kombëtare për migracion.

Besohet që këto gra duan që foshnjt e tyre të lindin në Argjentinë, në mënyrë që më pas të marrin pasaportë argjentinase.

Numri i arritjeve është rritur së fundi, e për të cilat mediat lokale argjentinase thonë të jetë rezultat i luftës në Ukrainë, raporton BBC.

Kur njëra prej 33 grave që arritën në kryeqytetin e Argjentinës në një fluturim të vetëm të enjten, tri ishin dërguar në paraburgim pasi “kishin pasur probleme me dokumentacion”.

Gratë ruse fillimisht kishin pretenduar se po e vizitonin Argjenin si turiste.

“Problemi është që ato po vijnë në Argjentinë, po i bëjnë fëmijët nënshtetas argjentinas dhe po largohen. Pasaporta jonë është prej më të sigurtave në botë. U lejon pasaportëmbajtësve që të futen në 171 shtete të ndryshme pa vizë,” – shpjegoi znj. Florencia Carignano, shefe e agjencisë për migracion.

Rusët në anën tjetër mund të udhëtojnë pa viza në vetëm 87 shtete të ndryshme të botës.

Udhëtimi për në vende të ndryshme perëndimore është bërë më i vështirë për rusët prej që shteti i tyre bëri agresion në Ukrainë në shkurtin e vitit të kaluar.

Një uebsajt në gjuhën ruse që e ka parë BBC-ja u ofron grave shtatzëna oferta të ndryshme për të dhënë lindje në Argjentinë. Çmimi i tyre shkon prej 5 mijë deri në 15 mijë dollarë.

Uebsajti shton se themeluesi i saj kryen një punë të tillë prej vitit 2015, dhe që është 100 për qind argjentinase.

Lajme të ngjashme