GJNP bashkon forcat me BE-në për hetimin e “krimeve të luftës” në Ukrainë
Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) do t'i bashkohet ekipit të BE-së të krijuar muajin e kaluar për të hetuar akuzat për krime lufte në Ukrainë.
Prokurori i GJNP-së Karim Khan dhe prokurorët e përgjithshëm nga Lituania, Polonia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje të hënën për pjesëmarrjen e parë të gjykatës ndërkombëtare për krimet e luftës në një ekip hetimoR.
Një deklaratë nga Eurojust - Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunimin në Drejtësinë Penale - thuhet se ky bashkëpunim do të dërgonte "një mesazh të qartë se do të ndërmerren të gjitha përpjekjet" për të mbledhur prova dhe për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë.
Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) heton dhe ndjek penalisht kriminelët e dyshuar individualë të luftës.
Në fillim të marsit, kryeprokurori i GJNP-së, Karim Khan tha se ai planifikoi të hapte një hetim mbi ngjarjet në Ukrainë "sa më shpejt të jetë e mundur", pasi 39 vende kërkuan një gjë të tillë.
Por, çfarë konsiderohet një krim lufte?
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thotë se, edhe pse ndoshta nuk duket, “edhe lufta ka rregullat e saj”.
Këto rregulla janë të përfshira në traktatet e Konventave të Gjenevës dhe në një varg ligjesh dhe marrëveshjesh të tjera ndërkombëtare.
- Civilët nuk mund të sulmohen qëllimisht – as infrastruktura që është jetike për mbijetesën e tyre.
- Për shkak të vuajtjeve të tmerrshme që shkaktojnë, disa armë janë të ndaluara - të tilla si minat tokësore kundër personelit dhe armët kimike ose biologjike.
- Duhet kujdes për të sëmurët dhe të plagosurit – përfshirë ushtarët e lënduar, të cilët kanë të drejta si robër lufte.
- Ligjet e tjera ndalojnë torturën dhe gjenocidin - përpjekjen e qëllimshme për të shkatërruar një grup të caktuar njerëzish.
- Veprat e rënda gjatë luftës si vrasja, përdhunimi ose persekutimi masiv i një grupi njihen si "krime kundër njerëzimit".