Gjermanisë i arrin droni nënujor izraelit, “Balena e Kaltër” - NACIONALE

Gjermanisë i arrin droni nënujor izraelit, “Balena e Kaltër”

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Forcat detare gjermane kanë thënë se e kanë pranuar dërgesën me një dron nënujor izraelit të tipit “Balena e Kaltër” me qëllim të zbulimit të “kërcënimeve hibride në det”.

Droni i zhvilluar nga kompania izraelite IAI, bashkë me prodhuesin gjerman të nëndetëseve dhe luftanijeve, TKMS, u pranua në portin verior, Eckernfoerde, thuhet në një deklaratë të forcave detare, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Ushtria thotë në uebfaqen e saj se droni “Balena e Kaltër” është “mjeti më i avancuar nënujor pa pilot deri më tani”.

Pajisja u testua në Detin Baltik, pikë e nxehtë tensionesh mes Rusisë dhe NATO-s që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 2022.

Ekspertët ushtarakë dhe udhëheqësit evropianë thonë se Rusia e ka ngritur nivelin e “luftës hibride” në rajonin strategjik përmes shkeljeve të hapësirës ajrore dhe sabotimit të dyshuar të kabllove nënujore.

TKMS-ja tha se “Balena e Kaltër” ka aftësi që të “kryejë operacione zbulimi, duke zbuluar caqe mbi dhe nën sipërfaqen e detit, duke mbledhur të dhëna akustike dhe duke lokalizuar mina detare në shtratin e detit”.

Izraeli dhe Gjermania e kanë thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes muajve të fundit.

Në janar, dy vendet nënshkruan një pakt të sigurisë për zgjerimin e punës së përbashkët për kundër-terrorizëm dhe mbrojtje kibernetike./Nacionale

Lajme të ngjashme