Gjermania legalizon kanabisin - NACIONALE

Gjermania legalizon kanabisin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjermania i është bashkuar një grupi të vogël shtetesh dhe juridiksionesh që kanë legalizuar kanabisin, pasi Bundestagu miratoi një ligj që u lejon individëve dhe shoqatave vullnetare për të kultivuar dhe për të poseduar sasi të kufizuar të kësaj droge.

Ligji, që u miratua nga koalicioni i përbërë prej tre subjekteve politike i kancelarit Olaf Scholz, legalizon kultivimin deri në tri bimë për përdorim privat dhe posedimin e 25 gramëve kanabis.

Prodhimi i kanabisit në shkallë të madhe, por pa qëllime komerciale, do të lejohet për anëtarët e të ashtuquajturave klube të kanabisit. Këto klube nuk mund të kenë mbi 500 anëtarë dhe që të gjithë duhet të jenë në moshë madhore. Vetëm anëtarët e klubeve mund të konsumojnë produktet e tyre.

“Ne kemi dy qëllime: të shtypim tregun e zi dhe të përmirësojmë mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve”, tha ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, në nisje të debatit në Parlament.

Gjatë debatit opozita e akuzoi ministrin e Shëndetësisë se po promovon përdorimin e drogës. /REL

Lajme të ngjashme