Gjermanët në kërkim të një emri për pushtetarët e rinj, përmendet “koalicioni shqiptar” - NACIONALE

Gjermanët në kërkim të një emri për pushtetarët e rinj, përmendet “koalicioni shqiptar”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Agjencia gjermane e lajmeve, “Deutsche Presse-Agentus”, ka vendosur që koalicioni i ri i pritshëm mes unionit konservator CDU/CSU dhe Partisë Socialdemokrate nuk do të cilësohet më si “koalicioni i madh”, ose “GroKo”, siç njihej në vitet e Angela Merkelit.

Kjo është për ta njohur realitetin që këto dyja nuk janë më partitë më të mëdha në Bundestag, pasi partia e së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë, tani është e dyta, para SPD-së, pas zgjedhjeve të së dielës, raporton gazeta “The Guardian”.

Prandaj, ka filluar gjahu për një emër të ri. Duke e shfrytëzuar traditën e pazakonshme të emërtimit të koalicioneve përmes referencave ndaj flamujve të shteteve të tjera, sugjerimet e para ishin që ai të quhet “koalicioni shqiptar” ose “koalicioni angolas” (kuq e zi janë ngjyrat e dy partive, edhe pse në të dyja rastet janë disa elemente shtesë në flamujt e tyre, gjithashtu), por në disa ide më të pazakonshme, dikush tha se mund të quhet edhe koalicioni “Coke Zero”. “Shije e vërtetë dhe zero kalori”, duke iu referuar pijes së famshme të “Coca Colas” pa sheqer.

Edhe pse është aq zbavitëse, gjetja e një nofke joformale për koalicionin e ri ndoshta do të jetë problemi më i parëndësishëm në mesin e halleve.

Kur grupet parlamentare të partive do të takohen për herë të parë pas zgjedhjeve të martën, ka filluar numërimi i ditëve deri në Pashkë, kur ai që pritet të bëhet kancelar, Friedrich Merz, ka thënë se do të donte ta kishte të përfunduar çështjen e koalicionit qeveritar./Nacionale/Nasuf Abdyli

Lajme të ngjashme