Gjenerali amerikan, Kongresit: Ukraina nuk mund ta përballojë vetë luftën - NACIONALE

Gjenerali amerikan, Kongresit: Ukraina nuk mund ta përballojë vetë luftën

3 javë më parë

nga NACIONALE

Gjenerali i lartë amerikan, Christopher Cavoli, ka paralajmëruar se Ukraina nuk do të mund ta përballojë e vetme luftën kundër Rusisë, teksa një paketë masive e ndihmës vazhdon të jetë e bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara.

Ndihma është bllokuar prej disa republikanëve konservatorë, të cilët besojnë se çështjet e brendshme në SHBA duhet të kenë prioritet.

Gjenerali Cavoli, komandant i Komandës amerikane në Evropë, i ka thënë Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Shërbime të Armatosura, më 10 prill, se përkeqësimi i situatës në Ukrainë “nuk duhet nënvlerësuar” pasi trupat ushtarake në fushëbetejë kanë mbetur pa municion, si dhe kapacitetet për mbrojtje ajrore janë çdo herë e më të zbehta.

“Ukraina nuk mund t’ia dalë vetë. Shtetet e Bashkuara, aleatët tanë dhe partnerët duhet të vazhdojnë të dërgojnë në Ukrainë municione dhe armë”, ka thënë Cavoli.

Trupat ukrainase janë duke racionalizuar përdorimin e municionit teksa forcat ruse e kanë rritur shkallën e ofensivës, ka thënë ai para Komitetit amerikan. /REL

Lajme të ngjashme