Gjashtë të vdekur e 25 të plagosur nga të shtënat me armë në SHBA
Pas maskarave të fundit në Teksas, Nju Jork dhe Oklahoma, vendi nuk po gjen qetësi, të shtënat e fundi në Filadelfia dhe Chattanooga kanë lënë të vdekur të paktën gjashtë persona dhe mbi 25 të tjerë të plagosur.
Sipas policisë, sulmues të shumtë kanë hapur zjarr në rrugën “South Street”, rrugë e frekuentuar në Filadalfia - zonë me shumë bare dhe restorante, ku u vranë dy burra dhe një grua.
"Kishte qindra individë që po shijonin South Street, siç bëjnë çdo fundjavë kur shpërthyen të shtënat," tha Inspektori i Policisë së Filadelfias D F Pace.
Ndërkohë, policia njoftoi se në një incident të veçantë, tre persona mbetën të vdekur dhe 14 të plagosur me armë zjarri pas të shtënave pranë një lokali në Chattanooga, duke shtuar se dy persona vdiqën nga plagët e marra dhe një tjetër vdiq nga plagët pasi u godit nga një automjet ndërsa ikte nga vendi i ngjarjes.
Incidentet pasuan të shtënat e fundit që vranë 10 persona në një dyqan ushqimesh në Buffalo, Nju Jork; 21 viktima në një shkollë fillore në Uvalde, Teksas; dhe katër persona në një ndërtesë mjekësore në Tulsa, Oklahoma.
Ndërsa, mbrojtësit e sigurisë së armëve po e shtyjnë qeverinë amerikane të marrë masa më të forta për të frenuar dhunën me armë.