Katër të plagosur nga goditja me veturë në Tel Aviv, i dyshuari vritet - NACIONALE

Katër të plagosur nga goditja me veturë në Tel Aviv, i dyshuari vritet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjashtë persona janë lënduar nga një goditje që dyshohet se ishte e qëllimshme me veturë në Tel Aviv të Izraelit. Policia izraelite është duke e hetuar rastin dhe po i referohet atij si sulm terrori.

Drejtuesi i veturës i goditi me automjet njerëzit që ndodheshin në trotuar dhe dyshohet se doli nga vetura dhe theri një person. Një civil i armatosur e qëlloi me armë sulmuesin e dyshuar dhe policia la të kuptohej se ai u vra në vendin e ngjarjes, raporton gazeta “Haaretz”.

Shërbimet izraelite të emergjencës kanë raportuar se të lënduarit – përfshirë një grua 46-vjeçare që ka pësuar lëndime serioze nga goditja me veturë, janë evakuuar. Katër të tjerë pësuan lëndime, disa prej therjes, ndërsa disa me të mavijosura nga goditja.

Zëdhënësi i grupit “Hamas”, Hazem Kassem, tha: “Akti heroik është përgjigjja e parë ndaj krimeve të Izraelit kundër njerëzve tanë në kampin e refugjatëve në Jenin. Siç e ka vënë rezistenca tashmë – Izraeli do ta paguajë çmimin për krimet e veta.”

Lajme të ngjashme