Gardiani i burgut famëkeq të Guantanamos përshkruan si detyrojnë të ushqehen të burgosurit me metodë brutale
Një gardian burgu në Gjirin Guantanamo ka shpjeguar si gardianët detyrojnë të burgosurit të hanë, kur ata vendosin të kalojnë në grevë urie, teksa mbahen në objektin famëkeq.
Burgu ushtarak amerikan, me lokacion në Gjirin e Guantanamos në Kuba, njihet si një prej burgjeve më të rënda, dhe në tetor të vitit 2022 ishte shtëpi e 35 të burgosurve.
Gardianët në bazë kanë shpjeguar se fillimisht ishte dizajnuar si burg i "sigurisë së mesme", por ushtria u desh të bënte disa "modifikime" kur mori kontrollin, sepse nuk ka "terroristë të sigurisë së mesme".
Gjiri i Guantanamos fillimisht u hap pas sulmeve të 11 shtatorit, 2002, dhe nër vite ka qenë nikoqir i 800 të burgosurve.
Në një paraqitje për "60 Minutes Australia", gardiani shpjegoi se të burgosurit kalonin 22 orë në ditë në çeli, derisa lejohen vetëm dy orë të qëndrojnë jashtë për rekreacion.
Mesatarisht 12 të burgosur u tha se po marrin pjesë në grevë urie në kohën e këtyre xhirimeve, tre të katërtat e të cilëve u përshkruan si të 'ushqyer brenda'.
Marrja e nutricionit të brendshëm përfshinë futjen e ushqimit direkt në stomak përmes një tubi.
Gardiani tregoi tubin dhe shpjegoi procesin, duke thënë: "Ky është tubi që përdoret, e që futet përmes vrimës së hundës poshtë në stomak.
"Të burgosurit mbahen derisa performohet procedura."
I pyetur të qartësonte nëse të burgosurit do të "lejoheshin të vdisnin nga uria," gardiani u përgjigj: "Një prej misioneve tona këtu është të mbrojmë jetë dhe këtë e kemi detyrë ta bëjmë."
Procesi i detyrimit për ngrënie për të burgosurit më herët ka nxitur pakënaqësi, me avokatë të një burri të akuzuar për pjesmarrje në sulmet e 11 shtatorit, që e përshkroi metodën për ngrënie me detyrim si diçka mentalisht traumatizuese për klientin e tyre, në një ankesë zyrtare më 2021.
Në atë kohë, një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes, Mike Howard, i tha “New York Times”: "Ekipi mjekësor siguron që të burgosurit që mund të kryejnë agjërim të vetë-imponuar nuk po shkaktojnë dëme për shëndetin e tyre afatgjatë.
“Çdo i paraburgosur që zgjedh të kryejë një agjërim të vetëvendosur, vihet në dijeni për pasojat e këtij vendimi.”
Një admiral i tha “60 Minutes Australia” se kishte pasur 'shumë kritika' për Gjirin e Guantanamos, por argumentoi se ushtria po i mban 'të burgosurit e duhur' në 'vendin e duhur' për 'arsyet e duhura' dhe në 'mënyrën e duhur'.
“Është një vend për të cilin jam krenar”, shtoi ai.