“Gallup”: Kosova, fansja më e madhe e Shteteve të Bashkuara në botë
Sipas të dhënave të Gallup, sondazhet e të cili realizohen në më shumë se 130 vende, duke krahasuar vlerësimet e lidershipit në ShBA, Kinë, Gjermani dhe Rusi, Kosova zë vendin e parë si fansja më e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gallup përcaktoi miratimin neto të lidershipit duke vlerësuar variancën midis përqindjes së njerëzve që mbështesin dhe atyre që kundërshtojnë udhëheqjen e një kombi, duke përmbledhë ndjenjën e përgjithshme që një popullatë mban ndaj performancës së një lideri global.
Avantazhi më i madh neto i miratimit të Shteteve të Bashkuara ishte në Kosovë. Qytetarët e shtetit të Evropës Juglindore e shohin ShBA-në me +78, shkruan News Week.

Ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli tha për Newsweek se çdo administratë e ShBA-ve ka treguar mbështetje të palëkundur për shtetin e Kosovës.
“Përgjatë administratave të njëpasnjëshme, Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur mbështetjen e palëkundur për ne, duke njohur aspiratat tona për zhvillim dhe integrim në komunitetin euroatlantik si një vend i lirë dhe i pavarur
Sipas Dugolli, dashuria e popullit të Kosovës për ShBA-në buron nga besimi i përbashkët në vlerat demokratike.
Por, më e rëndësishmja, përtej lidhjeve diplomatike, marrëdhënia mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është po aq e thellë. Kjo marrëdhënie lulëzon mbi një besim të përbashkët në vlerat demokratike. Populli i Kosovës i shikon Shtetet e Bashkuara si një fener të lirisë dhe demokracisë, duke nxitur një dashuri për Amerikën dhe popullin e saj që kapërcen brezat." – tha ai.

Ndërsa ambasadori gjerman në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha për mediumin se ShBA-të “janë krenare që kanë mbështetur popullin e Kosovës në avancimin e shtetit të tyre sovran, multietnik dhe demokratik”.
"Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur popullin e Kosovës në avancimin e shtetit të tyre sovran, multietnik dhe demokratik. Çfarë ka arritur populli kosovar në 25 vitet pas spastrimit brutal etnik të regjimi i Millosheviçit dhe në 16 vitet që nga pavarësia e plotë nuk është asgjë më pak e jashtëzakonshme”, ka thënë ai.