Fuqia e kërcënimit të ShBA-së: Trumpi thotë se Irani e ka ndërprerë ekzekutimin e të dënuarve - NACIONALE

Fuqia e kërcënimit të ShBA-së: Trumpi thotë se Irani e ka ndërprerë ekzekutimin e të dënuarve

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të mërkurën se Irani “nuk ka plan për ekzekutime”, në kohën e frikës për gjendjen e një protestuesi antiqeveritar.

“Neve na u tha se vrasja në Iran do të ndalet dhe nuk ka plan për ekzekutime. Vrasjet janë ndalur. Ekzekutimet janë ndalur” – tha presidenti amerikan në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, raporton televizioni CNN.

Ai refuzoi që të tregonte se kush i ka dhënë këto garanci, duke thënë vetëm se “është informuar nga burime shumë të rëndëishme nga ana tjetër”.

Ditëve të fundit, Irani e ka paraqitur mundësinë për ekzekutimin e protestuesit 26-vjeçar, Erfan Soltani, i cili ishte arrestuar më pak se një javë më parë, sipas një anëtari të familjes dhe Departamentit të Shtetit të ShBA-së.

Së paku 2.400 protestues janë vrarë që nga fillimi i shtypjes së protestave nga autoritetet iraniane muajin e kaluar, sipas grupit për të drejtat e njeriut, HRANA.

“Nuk ka plan për ekzekutime ose për një ekzekutim. Mua më është thënë kjo nga një burim i besueshëm. Do ta marrim vesh këtë. Jam i sigurt se, nëse ndodh, do të jem shumë i pakënaqur” – tha Trumpi.

Lajme të ngjashme