Fundoset në Mesdhe një anije e madhe ruse e mallrave - NACIONALE

Fundoset në Mesdhe një anije e madhe ruse e mallrave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një anije ruse e mallrave është fundosur në Detin Mesdhe mes Spanjës e Algjerisë pas një shpërthimi në dhomën e motorit, tha të martën Ministria e Jashtme e Rusisë.

Dy anëtarë të ekuipazhit të anijes “Ursa Major” janë zhdukur, ndërsa 14 të tjerët janë shpëtuar dhe janë dërguar në Spanjë, thuhet në një deklaratë të ministrisë ruse, raporton gazeta “The Guardian”.

Sipas të dhënave për përcjelljen e anijeve në LSEG, anija ishte nisur nga porti rus i Shën Petersburgut më 11 dhjetor dhe për herë të fundit u pa duke dhënë sinjal në orën 22 e 5 minuta të hënën mes Algjerisë e Spanjës.

Pas nisjes nga Shën Petersburgu, anije kishte dhënë shenj se porti i ardhshëm ku do të ndalej ishte Vladivostoku në Rusi, e jo Tartousi në Siri, siç ishte deklaruar më herët.

Operator dhe pronar i anijes është kompania e quajtur “SK-Yug”, pjesë e “Oboronlogistics”, sipas të dhënave në LSEG. Kompania refuzoi që ta komentonte fundosjen e anijes.

“Oboronlogistics” tha në një deklaratë më 20 dhjetor se anija ishte duke bartur vinça të specializuar portesh që do të instaloheshin në Vladivostok si dhe pjesë për akullthyese të reja.

Lajme të ngjashme